Flash News

KRYESORE

Manjani për ndryshimet në qeveri: Socialistët të rrojnë e ta kujtojnë PS-në, edhe Erion Braçe u bë rilindas

Manjani për ndryshimet në qeveri: Socialistët të rrojnë

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar ndryshimet e bëra në qeveri. Manjani shkruan se nuk ka asnjë surprizë dhe se tashmë kriza do jetë edhe më e thellë, pasi tashmë përveçse ekonomike edhe politike.

Socialistët të rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, shkruan Manjani, teksa shton se dhe Erion Brace vetë u bë rilindas.

“Asnjë surprizë.

Qeveri me robt e shpisë. Zgjidhi paranojën e vet, por jo punët e vendit.

Socialistët te rrojnë e ta kujtojnë Partinë Socialiste, se dhe Erion Brace vetë u bë rilindas.

Kriza do të jetë edhe më e thellë, përvecse ekonomike tashmë edhe politike”, shkruan Manjani në rrjetin social Facebook.

Të fundit