Flash News

KRYESORE

Manjani presion PD-së: Nuk do presim sa të mbaroni ju debatin e brendshëm; LSI të krijojë polin e tretë

Manjani presion PD-së: Nuk do presim sa të mbaroni ju debatin e

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani e konsideron të pafalshëm faktin që opozita nuk ka gjetur ende kandidatët me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të vitit 2019-të. Ai kërkon njerëz jashtë strukturave të partisë, pasi për shkak të specifikës së zgjedhjeve lokale, vetëm nuk ia dalin dot përballë mazhorancës së Edi Ramës.

Si anëtar i LSI-së, Manjani kërkon që kjo parti të krijojë një grup përfaqësuesish, të drejtuar nga zv/kryetari, i cili do të zhvillojë negociatat për një koalicion serioz, dhe këtu sipas ish-ministrit nuk bëhet fjalë vetëm për bashkëpunimin me Partinë Demokratike.

Manjani përmend PDIU-në dhe PAA-në si parti që mund të ndihmojnë LSI-në për të krijuar një pol të tretë, pasi kjo forcë politike nuk mund të presë deri sa të mbarojë debati i brendshëm në PD.

Reagimi i Manjanit:

Për mënyrën e të bërit opozitë: Është me vend të diskutojmë që të përgatitemi sot për sot një vit, që të hyjmë në zgjedhje. Se ç’kam një nuhatje që mund të kemi dhe zgjedhje të tjera. Por le të marrim kalendarin. Është e pafalshme pa opozitën që ka gjithë kohën e nevojshme që të mos kemi kandidatët përballë në bashki. Për specifikën e zgjedhjeve lokale të gjejmë njerëz jashtë strukturave tona. Vetëm nuk ia dalim dot. Kërkohen shokë shumë.

Njëri nga shokët është e përjashtuar. Partia e Edi Ramës nuk mund të ketë shansin të përfitojë nga djersa e ballit e çdo anëtari dhe votuesi e LSI. Nuk ka të jemi të majtë apo çfarë..e bëjmë këtë debat me miq e shokë. Kol Dervishi më akuzon më shumë…Sepse është kjo ideja që jemi të majtë… Në ka burrë nëne që e dimë se ça jemi ne. Nevoja për koalicion është e dukshme. Të krijojmë një grup përfaqësues të drejtuar nga zv.kryetari që të ishte grupi i negociatave për një koalicion serioz, që nuk është e thënë të jetë detyrimisht edhe me PD.

Jam i bindur që më PDIU bëhet koalicion shumë i mirë me PAA, me Aleancën Kuq e Zi, pra ka parti që mund të na nxjerrë në një pol të tretë me PD, me gjithë problemet që ka, ka potencialin e vet elektoral.

Por ne nuk mund të presim që të mbarojë debat i brendshëm në PD, që s’ka për të mbaruar asnjëherë që të presim të mbyllin gropat ata brenda vetes.

Të fundit