Flash News

KRYESORE

Manjani: Propaganda po zhvendos vëmendjen nga problemet e vërteta, shpejt do jemi vendstrehim sirianësh, afrikanësh e muxhahedinësh

Në një të hedhur në facebook me titull ‘Propaganda dhe e vërteta’, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet se ndërkohë që shkarkimi apo jo i Metës ka marrë të gjithë vëmendjen e publikur, shumë çështje të rëndësishme që prekin vendin janë harruar.

Manjani rreshton disa syresh, mes të cilave ‘raporti i ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, humbja er negociatave dhe droga.

“Ndërkohë që debatohet mbi temën "shkarkohet apo jo Meta", u harrua shkërmoqja e votimeve nga ODIHR, humbja e negociatave dhe droga që vërshon lumë gjithandej.

Ndërkohë që mendojmë e flasim për ndërkombëtarët, që medemek po vdesin për ne, Shqipëria (toka, nëntoka, uji e ajri) u shit. Nuk është punë sovraniteti, por ekzistence”, shkruan Manjani.

Sipas tij, Shqipëria po katandiset me ritme të shpejta në një vendstrehimi refugjatësh, si dhe një vendgrumbullim mbetjesh të huaja, pasi për Manjanin inceneratorët që po ndërtohen nuk janë për plehrat tona.

“Shumë shpejt do katandisemi si vendstrehim emigrantësh gjithfare, Sirianë, afrikanë e muxhahedinë. Por edhe vend depozitim mbetjesh. Gjithë ato inceneratorë nuk po ndërhohen për plehrat tona modeste..”, thekson ish ministri i Drejtësisë.

Të fundit