Flash News

KRYESORE

Manjani: Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave

Manjani: Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë

Ka qenë i ashpër reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, pas reagimeve të ambasadores shqiptare në Hollandë për rikthimin e vizave. Ai ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e konsideruar këtë si një reagim skandaloz. Ja postimi i Manjanit: “Reagimi skandaloz i ambasadores mund të na rrezikojë seriozisht vendosjen e vizave!!!  Tashmë nga një memo e policisë Hollandeze, është sensibilizuar i gjithë opinioni publik në Hollandë. Për pasojë qeveria Hollandeze do të duhet të reagojë disi!

Shpresojmë jo në drejtim të vendosjes së vizave! Le t’i vërë viza Ambasadores sonë atje po qe nevoja, por jo ne të tjerëve!  Kjo nuk është diplomaci leshi! Është politikë shtetërore e keqe dhe e papërgjegjshme!”, shkruan Manjani.

Të fundit