Flash News

KRYESORE

Manjani: Sot u mbyllën edhe "betimet" politike për ndalimin e Metës drejt Presidencës

Manjani: Sot u mbyllën edhe "betimet" politike për ndalimin

Përmes një statusi në rrjetin social facebook ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka zgjedhur të urojë Presidentin e ri Ilir Meta përmes një shpjegimi. Sipas Manjanit sot u mbyllën edhe "betimet" politike se nuk do ta lënë Metën të shkojë në Presidencë.

Statusi i plotë:

Shënim:

Sot u betua Presidenti i Republikës. Siç e kishim paralajmëruar çdo gjë shkoi sipas Kushtetutës.

Po sot u mbyllën edhe "betimet" politike se nuk do ta lëmë Metën të shkojë në Presidencë! Gërdufje kot!

Gjithashtu po sot, të gjithë ata që shanin e gërdufeshin nëpër rrjete e blogje kundër spjegimeve të mia ligjore e Kushtetuese, duhet të jenë bindur që analiza ishte thjesht ligjore!

I uroj fat e mbarësi Bujar Nishanit dhe suksese në detyrë Ilir Metës!

Të fundit