Flash News

KRYESORE

Manjani tregon skandalin: 10-vjeçarit i shkuan në shkollë për t’i parë jakën e këmishës

Manjani tregon skandalin: 10-vjeçarit i shkuan në shkollë

Ish ministri i drejtësisë, juristi Ylli Manjani shprehet se procesi i Vetingut tashmë është shndërruar në një luftë klasash. Këtë deklaratë Manjani e ka bërë mbrëmë në studion e ‘Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu.

Debati nisi për ish-gjyqtarin e Kushtetueses, Fatos Lulo. Manjani shprehet se ndaj njerëzve të sistemit të drejtësisë ka pasur presione, si në asnjë vend tjetër.

Sipas Manjanit, për të zgjedhur anëtarët e vettingut, së pari; verifikohet pasuria, verifikohet integriteti dhe profesioni.

“Janë tre elementë, verifikohet pasuria, verifikohet integriteti, verifikohet ana profesionale. Si i kanë marrë vendimet këto njerëz. Mua më vjen keq tani sepse vendimi i parë i Vetingut na del pasuria, borxhi i motrës së atij. Është një muhabet krejt kot. Unë prisja që Fatos Lulos nga Vetingu t’i thuhej, ke gabuar këtu, ke gabuar këtu. Asnjë fjalë profesionale, zero. Pse i ke marrë borxh motrës?! Po a ka shqiptar që nuk merr borxh sot?”, tha Manjani.

Ish-ministri foli dhe për skandalin në një shkollë të Tiranës ku në emër të vetingut disa persona kanë hyrë në klasë për t’i parë jakën e këmishës një fëmije.

“A mund të më thotë dikush mua, të hedhi poshtë rezultatin e censusit, 2.7 banesa për banorë i dalin shqiptarëve. Çfarë janë këta, duhen hetuar tani këta. Dhe çfarë është më interesantja për sistemin e Drejtësisë? Ja çfarë ka ndodh… Shkojnë njerëz të vettingut në shkollë dhe shohin fëmijët 10-vjeç dhe i thonë ta shikoj pak jakën dhe ta shikoj se kush ta ka blerë, a babi. Ça është kjo. Kjo ka ndodhur sot. Një fëmije 10-vjeç i kanë shkuar dy persona të paidentifikuar për t'i parë jakën e bluzës çfarë marke e kishte, turp të ketë ajo shkollë që e ka lejuar atë gjë”, u shpreh Manjani.

Të fundit