Flash News

KRYESORE

Manjani u drejtohet ish-kolegëve: Pranuat të jeni letër higienike e Kryeshefit tuaj!

Manjani u drejtohet ish-kolegëve: Pranuat të jeni letër higienike

Pas votimit të 75 deputetëve pro shembjes së Teatrit Kombëtar në seancën parlamentare të ditës së djeshme,  ka patur reagime të shumta të personave publikë.

Ndër to është edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Në një reagim në Facebook, Manjani u drejtohet deputetëve që votuan pro, përfshirë dhe ish-kolegët e tij, duke iu thënë se janë shndërruar në letra higjenike të Ramës.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Post votim...

———-

Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!

Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!

Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit tē tyre!

Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!

Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do na largojë ne të gjithëve! Një e nga një...

Të fundit