Flash News

KRYESORE

Manovrat e PS, mjekët lajmërohen për takim me zv/ministrin, përballë u shfaqet deputeti socialist

Manovrat e PS, mjekët lajmërohen për takim me zv/ministrin,

Punonjësit e spitalit të Çorovodës ishin njoftuar për një takim që do të zhvillonin me zv/ministrin e Shëndetësisë për problematikat me të cilat ata përballen gjatë punës.

Administrata dhe mjekët e spitalit ishin përgatitur dhe ishin mbledhur në oborrin e spitalit, ku prisnin ardhjen e zv/ministrit. Por, në mënyrë të papritur përballë tyre është shfaqur deputeti i PS, Adnor Shameti.

Nga një takim që ishte planifikuar për të trajtuar problematikat e mjekëve, të pranishmit përfunduan duke diskutuar për politikë.

Mesa duket kjo situatë nuk është rastësishme, por një manovër e Partisë Socialiste në Skrapar. Vetëm një javë më parë e njëjta procedurë është zbatuar edhe me administratën e arsimit në Çorovodë, ku punonjësit ishin njoftuar për takim me zv/ministrin e Arsimit, i cili në fund anuloi pjesëmarrjen, dhe administrata përfundoi duke folur me deputetin Shameti.

Të fundit