Flash News

KRYESORE

Manushit largohet nga Procesi Sportiv: Çfarë mendon bashkëshortja ime për Fjoralbën

Manushit largohet nga Procesi Sportiv:  Çfarë mendon

Moderatori Edi Manushi e ka mbyllur aventurën e tij te “Procesi Sportiv” në “Top Channel” pas 10 viteve të suksesshme. Këtë lajm e ka konfirmuar në një intervistë të realizuar nga partnerja e tij në emisionin ‘Top Arena’, Fjoralba Ponari.

Manushi, pasi bëri një falënderim të veçantë për bashkëpunëtorët e tij ndër vite, si: Marina Vjollcën, Gëzim Sinematin, Redi Jupin dhe Glenti Nallbanin tregoi edhe se çfarë mendon bashkëshortja e tij për Fjoralbën. “Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).”

Intervista e plotë:

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndehsjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).

 

Të fundit