Flash News

KRYESORE

‘Mapo’ ngre dyshime për ndjesën publike të Ramës: Nga e thënë në të bërë, në ndërgjegjen e kryeministrit mbetet një hendek i madh

‘Mapo’ ngre dyshime për ndjesën publike të

Në numrin e sotëm, gazeta ‘Mapo’ ka botuar një shkrim ku i referohet komunikimit publik të kryeministrit Edi Rama, që nga viti 2013, duke u ndalur tek rastet kur ai ka kërkuar ndjesë publike.

“Tërheqje apo taktikë, ja sa herë ka kërkuar ndjesë publike Rama”, është titulli i shkrimit ndërsa te nëntitulli ngrihen dyshime sa  i takon kësaj ndjese publike.

“Në raport me qytetarët, ndjesat publike të Kryeministrit kanë qenë me bollëk, për ngjarje nga më të ndryshme, më e fundit është ndjesa pas protestës në Rrugën e Kombit. Ky gjest nuk pritet të jetë i fundit prej tij. Çështja që mbetet për diskutim është se nga e thëna në të bërë, në ndërgjegjen e kryeministrit mbetet ende një hendek i madh”, thuhet në nëntitullin që shoqëron shkrimin.

Më tej, gazeta rendit të gjitha rastet sa herë Rama ka kërkuar ndjesë publike duke nisur nga armët kimike në vitin 2013 dhe deri te ndjesa e fundit, ajo për ‘Rrugën e Kombit’.

 

Të fundit