Flash News

KRYESORE

‘Mapping Media Freedom’: Drejtuesi i medias Alfred Lela arrestohet gjatë protestës kundër prishjes së Teatrit Kombëtar në Tiranë

‘Mapping Media Freedom’ e cila gjurmon kufizimet, kërcënimet dhe shkeljet që prekin profesionistët e mediave në Europë, ndërsa ata bëjnë punën e tyre, ka pasqyruar arrestimin e drejtuesit të Politiko.al, Alfred Lela gjatë protestës së djeshme kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Pasqyrimi i plotë

Më 17 maj 2020, policia në kryeqytetin shqiptar Tiranë arrestoi gazetarin Alfred Lela, drejtuesin e Politiko.al, gjatë protestës mbi një vendim për shembjen e Teatrit Kombëtar të vendit. Lela, anëtar i bordit të Këshillit të Mediave shqiptare dhe një personalitet i njohur televiziv, ishte në protestë në cilësinë e tij si gazetar. Sipas intervistave që ai dha për mediat shqiptare pas arrestimit, ai kishte provuar të ndërmjetësonte paqësisht midis policisë dhe protestuesve pas trajtimit të dhunshëm të një gruaje nga oficerët. Gazetari tregoi se u arrestuar dhe ju vunë prangat. Fotografi dhe pamjet video tregojnë Lelën të shtrirë me fytyrën poshtë në trotuarin e betonit pranë barrikadave të rrethuar nga një grup prej gjashtë oficerësh me uniformë. Arrestimi ndodhi afër teatrit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit rreth orës 8 të mëngjesit. Lela tha se u dërgua në Stacionin Policor Nr-1 në Tiranë dhe u mbajt për më shumë se dy orë. Gjatë kësaj kohe, ai pretendon se ishte sulmuar dhe fyer nga policia. Këshilli Shqiptar i Medias dënoi ashpër atë që e quajti "dhunë joproporcionale" të përdorur nga policia dhe bëri thirrje për një falje publike. Unioni i Gazetarëve Shqiptar gjithashtu dënoi arrestimin.

Në protestë morën pjesë qindra njerëz, mes të cilëve aktivistë, opozitarë dhe artistë që kundërshtuan ashpër vendimin e qeverisë për prishjen e Teatrit Kombëtar.

 

Të fundit