Flash News

KRYESORE

Maqedonasit hiqen si shqiptarë/ Ministri i Administratës tregon masat që do të merren

Maqedonasit hiqen si shqiptarë/ Ministri i Administratës tregon masat

Ministri i Administratës në Maqedoninë e Veriut Damjan Mançevski deklaroi se ai është në dijeni të faktit se bëhen shkelje sa i përket vendeve të punës të përcaktuara për shqiptarët.

Ai u shpreh se 20% e vendeve të rezervuara në administratë për bashkësitë e tjera, zihen nga komuniteti më i madh në vend. Kjo sepse ka mangësi juridike të ligjeve të punës për të punësuarit në administratën shtetërore.

“Nuk ekziston shkelje ligjore të kësaj kategorie, pra të themi të manipulimit të sistemit. Ne nuk kemi dokument zyrtar, me të cilin institucionet mund të bazohen se cilës përkatësi etnike i takojmë. Fakt është që duhet të bëjmë diçka sepse shohim çfarë po ndodh. Prandaj propozojmë që ta zgjidhim problemin, që ta heqim nga funksioni “balancuesin” si metodë dhe të ketë komision që do të shqyrtojë përfaqësimin e drejtë të etnive në nivel të çdo sektori publik”, deklaroi Mançevski.

Në shtetin fqinj problemi u ngrit pasi në Brigadën e Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa me ligj u takonte shqiptarëve, punë kishin nisur katër maqedonas.

Kjo sepse ata kishin deklaruar se ishin shqiptarë, por nga emrat dukej qartë që i përkisnin etnisë maqedonase.  BDI kërkon që për të evituar manipulimet me deklarata të përkatësisë etnike gjatë punësimit, duhet që në certifikatat e lindjes të shtohet edhe përkatësia etnike.

Të fundit