Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni ka refuzuar të gjitha ankimimet e dorëzuara për raundin e parë nga zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën (15.10).
"Janë refuzuar të gjitha ankimimet. Deri te KSHZ-ja janë dorëzuar 46 ankimime, prej të cilëve 43 i ka dorëzuar VMRO-DPMNE, një ankesë u dorëzua nga TMRO, një nga Aleanca për Shqiptarët dhe E Majta. Kundër vendimit të KSHZ-së mund të dorëzohet padi deri në Gjykatën Administrative. Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të mbahet më 29 tetor”, deklaroi zëdhënësja e KSHZ-së, Lupka Guguçevska. Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, në balotazh LSDM shkon me 19 kanditatë, po ashtu edhe VMRO-DPMNE me 19 kandidatë, BDI me 12, Aleaca për shqiptarët me 5, BESA me 7 dhe PDSH me një kandidat.
Koalicionet për balotazh
Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë bërë marrëveshje për koalicion, që nënkupton mbështetjen e kandidatëve të njëra-tjetrës në raundin e dytë zgjedhor më 29 tetor, kur dhe do të bëhet e ditur se kush do të drejtojë komunat me shumicë shqiptare, siç janë dy komunat e Shkupit, Saraji, Çairi dhe komunat e tjera si Tetova, Gostivari, Dibra, Struga, Likova e të tjera. Nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa thonë se koalicioni ka për qëllim që të fuqizojë votën shqiptare, duke qenë se shqiptarët janë ata që do të përcaktojnë se kush do t'i drejtojë komunat.
"Për pesëmbëdhjetë vite me radhë, Bashkimi Demokratik për Integrim ka pushtet absolut, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, në të gjitha komunat me shumicë shqiptare përpos asaj në Strugë, dhe konsideroj se përgjegjësia kryesore për këtë keqmenaxhim, për këtë stanjacion zhvillimi i takon BDI-së dhe s`ka sesi ne të mos jemi opozitë e këtij keqmenaxhimi të pushtetit nga BDI”, deklaron Elmi Aziri, shef i shtabit zgjedhor të Aleancës për Shqiptarët.
Afrim Gashi nga Lëvizja Besa thotë, se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale do të jetë një test për një koalicion mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa edhe në zgjedhjet ardhshme parlamentare. "Shpresoj që kjo frymë që tash po ndërtohet të jetë frytdhënëse dhe në të ardhmen të jetë një koalicion për të ardhmen. Është një test për ne dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të sjellë ndryshime”, theksoi Gashi.
BDI: Do ta ruajmë epërsinë nga raundi i parë
Në bazë të rezultateve zgjedhore në raundin e parë, Bashkimi Demokratik për Integrim, kryeson në shumicën e komunave me shumicë shqiptare, megjithëse nëse mblidhen votat që ka fituar Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, bashkërisht këto dy parti dalin para BDI-së.
Bashkimi Demokratik për Integrim, në balotazh do të përballet me Lëvizjen Besa në 7 komuna dhe me Aleancën për Shqiptarët në 5 komuna të tjera. Pas publikimit të koalicionit midis Aleancës dhe Besës për raundin e dytë, nga BDI kanë theksuar se ata do të vazhdojnë koalicionin e tyre me socialdemokratët e kryeministrit Zoran Zaev. Shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së, Arbër Ademi thotë se kandidatët e BDI-së në shumicën e komunave që janë në balotazh kanë dalë të parët, duke shprehur bindjen se qytetarët këtë vullnet do ta shprehin edhe në raundin e dytë zgjedhor më 29 tetor.
"Me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë kemi një marrëveshje paraprake për mbështetje reciproke që para raundit të parë dhe besojmë se ajo marrëveshje do të reflektojë edhe në raundin e dytë sepse besojmë se ajo marrëveshje është në të mirë dhe interes të qytetarëve”, shprehet Ademi.
Musliu: Koalicione numrash
Njohësit e çështjeve politike thonë se koalicionet janë demokratike pavarësisht mënyrës së arritjes së tyre, në veçanti tek shqiptarët të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar unifikim të opozitës shqiptare. Duke e pasur parasysh se nga ana tjetër kemi bashkëpunim parazgjedhor të BDI-së dhe LSDM-së, bashkëpunimi mes Aleancës dhe Besës është i nevojshëm për të dy subjektet, thotë analisti Albert Musliu.
"Demokracia është edhe lojë numrash dhe ndonjëherë bie nevoja për bashkëpunim, ashtu siç ka ndodhur me Aleancën dhe Besën. Mendoj se nuk është asgjë jonormale, ata janë në gara politike dhe në këto gara u nevojiten numrat. I kanë bërë ata llogaritë e tyre dhe kanë konkluduar se u duhen numrat për të vazhduar në rundin e dytë, sepse ata në çdo komunë ku ka balotazh, e kanë BDI-në konkurrent. Nga ana tjetër BDI dhe LSDM kishin koalicion parazgjedhor, i cili sulmoheshe, por i njëjti ishte koalicion numrash”, vlerëson Albert Musliu.
Zyberi: Bashkëpunim në balotazh e jo koalicione
Analisti Naser Zyberi thotë, se koalicioni mes Aleancës dhe Besës mund të ishte bërë që para zgjedhjeve parlamentare që do të kishte efekt edhe më të madh. Koalicioni i tanishëm ka rëndësi edhe për krerët e dy partive që janë gjithashtu edhe kandidat për kryetar të komunave, pasi si i tillë mund të vendosë edhe për të ardhmen e tyre. Koalicioni i opozitës për rrethin e dytë në zgjedhjet lokale nuk është koalicion por vetëm bashkëpunim në balotazh dhe llogaritje e partive opozitare për sukses më të mirë në rrethin zgjedhor.
"Rezultatet që i morën në rrethin e parë zgjedhor i bindën ata se pa një bashkëpunim mes vete, nuk mund të jenë konkurrent me BDI-në. Ky bashkëpunim është i motivuar sidomos nga fakti që dy kryetarët e partive janë në balotazh dhe me pikëpyetje të madhe se si do të përfundoj raundi i dytë zgjedhor. Ky është një motiv plotësues që këto dy parti politike të ulen dhe të bashkëpunojnë ", thotë Naser Ziberi, analist politik.
Analistët vlerësojnë se bashkëpunimet mes partive duhet të ndërtohen për një afat sa më të gjatë kohor bazuar në programet e tyre për të dëshmuar, se nuk janë bërë për interesa personale, por të votuesve që përfaqësojnë./DW/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38