Flash News

KRYESORE

Maqedoni/ Deputeti më i vjetër në Kuvend kërkon legalizimin e martesave mes të njëjtës gjini

Maqedoni/ Deputeti më i vjetër në Kuvend kërkon legalizimin

Deputeti i BDI-së, njëkohësisht  edhe deputeti më i vjetër në Kuvendin e Maqedonisë, Branko Manojllovki ka kërkuar legalizimin e martesave-gej në Maqedoni.

Ra nën hije kërkesa e Avokatit të Popullit për më tepër mjete dhe punësime të pavarura nga propozimi i deputetit nga rradhët e BDI-së, Branko Manojllovski. Ai në komisionin për sistem politik me rend dite për aktet e Avokatit të Popullit dhe raportit vjetor, kërkoi edhe legalizimin e martesave gej.

Këto dy tre muaj kemi dëgjuar për shumë të drejta, por, jo edhe për të drejtat e martesave gej, ka thënë Manojllovski.

Qeveria për mbrojte më të madhe nga brutaliteti policor propozoi të emërohet një ombdusman policor.

Nga VMRO-DPMNE-ja kërkuan mbrojtje më të madhe në pjesën e përfaqësimit ligjor të bashkive të vogla në qeverisjen lokale. Sipas Avokatit të Pëpullit, Ixhet Mexhiti, deri tani askush nuk ka ngritur propozim deri te institucioni për mbrojtje të të drejtave të pakicave në vetqeverisjen lokale.

Të fundit