Flash News

KRYESORE

Maqedoni e Veriut/ Dhurata e Zaevit: Kush rrit rrogën me 100 euro, kontributet i paguan shteti

Maqedoni e Veriut/ Dhurata e Zaevit: Kush rrit rrogën me 100 euro,

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev deklaroi se nëse pronarët i rrisin pagat e punonjësve të tyre me 100 euro, atëherë do të jetë shteti që do t’u paguajë kontributet. Në shtetin fqinj punojnë në total 758.000 qytetarë.

“Nëse e rrisin pagën deri 100 euro kontributet do t’i paguajmë ne nga shteti edhe gjithashtu sigurimin e pensionit dhe atë shëndetësor. Vetëm për t’u rritur pagat”, tha Zaevi

Ai shtoi se vendi përfundimisht pret të bëhet shtet modern, anëtare e ardhshme e NATO-s dhe BE-së në të cilën ka përparim, arsim dhe shëndetësi cilësore, qeverisje joselektive e të drejtës, në të cilën paratë përfundojnë te qytetarët.

Ai shtoi se tani askush më nuk e mohon si shtet Maqedoninë e Veriut.

“Jemi pranuar nga e gjithë bota. Në selinë e Bashkimit Evropian kam folur në gjuhën maqedonase, të pranuar nga e gjithë bota. Shkojmë guximshëm, punojmë me dashuri, e duam atdheun”, tha Zaev.

Të fundit