Flash News

KRYESORE

Maqedoni e Veriut/ Fshiu parullat me urrejtje kundër shqiptarëve, gjobitet nga policia maqedonasja

Maqedoni e Veriut/ Fshiu parullat me urrejtje kundër shqiptarëve,

Një shtetase nga Maqedonia e Veriut e etnisë maqedonase po hetohet nga policia pasi fshiu parulla me gjuhë urrejtjeje ndaj shqiptarëve. në vend të fjalëve negative, ajo shkroi fjalët “dashuri dhe paqe”.

Grafitin “vdekje për shqiptarët”, Pirkovska Zmijanac e shndërroi në “vdekje për urrejtjen” dhe ‘dashuri për të gjithë”.

Por për hetuesit, maqedonasja duhet që të ndëshkohet, pasi ka dëmtuar banesën

Ajo ua sqaroi punonjësve të policisë se disa herë e ka fshirë parullën duke e shndërruar nga“vdekje për shqiptarët’ në “vdekje ndaj urrejtjes”, por gjithmonë është fshirë edhe është rishkruar përsëri ‘vdekje për shqiptarët’

“Gjithmonë kur mbuloja fjalët e urrejtjes, përsëri shkruhej mesazhi i dhunës, dhe më 01.08.2017 vendosa të kërkoj mbështetje institucionale, por në vend të kësaj, mora leksione nga zyrtarë policorë që më pranuan dhe nga inspektorët që më trajtuan si grua kriminele”, shkroi Zmijanec në facebook.

Madje zyrtarët policorë i kanë treguar se ajo si maqedonase është dashur të reagojë në oborr të vet dhe shqiptarët në oborr të vet.

“Gjuha e urrejtjes është edhe vepër penale dhe mesazhe të tilla paraqiten shpesh në Shkup.”, përfundoi ajo.

Të fundit