Flash News

KRYESORE

Maqedoni/ Të enjten dalin para gjykatës personat që ushtruan dhunë në kuvend

Maqedoni/ Të enjten dalin para gjykatës personat që ushtruan

Ditën e enjte para gjykatësve të Gjykatës Penale duhet që të dalin nëntë persona, të cilët janë të dyshuar për shkaktimin e dhunës në Kuvendin e Maqedonisë që ndodhi më 27 prill, ku brutalisht u sulmuan deputetët e LSDM-së dhe deputeti i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Edhe pse ka pasur reagime të shumta nga eksertë juridik si dhe nga politikanët e ndryshëm që këta të akuzohen edhe për  “tentim vrasjeje”, prokuroria ata i ka akuzuar vetëm për vepër penale “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

Ndryshe, sot disa deputetë të LSDM-së dëshmuan në Prokurorinë Publike për ngjarjet më 27 prill, të cilët theksuan se çdo gjë është e dëshmuar dhe e dokumentuar.

 

Të fundit