Flash News

KRYESORE

Maqedonia i bën ftesë talentit të Kukësit, por 20-vjeçari ëndërron të luaj me Shqipërinë

Pas paraqitjeve të mira me Kukësin në Kategorinë Superiore, mesfushori Valon Ethemi është ftuar së fundi nga përfaqësuesja U21 e Maqedonisë, për dy ndeshjet e radhës kundër bashkëmoshatarëve të Austrisë dhe Rusisë.

Ftesa ka mbërritur para disa ditëve në zyrat e klubit, ndërsa lojtari nuk ka vendosur ende nëse do t’i përgjigjet pozitivisht apo do t’a refuzoj për të pritur ndonjë mundësi nga përfaqësuesja e Shqipërisë U21.

20-vjeçari ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon me Kukësin teksa ka shënuar edhe dy gola.

Të fundit