Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut me qeveri teknike, Zaev: Me Oliver Spasovskin, ekzekutivi në duart e sigurta

Maqedonia e Veriut me qeveri teknike, Zaev: Me Oliver Spasovskin, ekzekutivi

Pasi firmosi dorëheqjen si kryeministër i Maqedonisë së Veriut dhe formimit të qeverisë teknike, Zoran Zaev ka komentuar se me Oliver Spasovskin gjatë këtyre tre muajve pushteti ekzekutiv është në duart e sigurta.

“Me zgjedhjen e qeverisë teknike dhe me Oliver Spasovskin në krye, pushteti ekzekutiv është në duar të sigurta, sidomos kur bëhet fjalë për obligimin e tij parësor të organizohen zgjedhje korrekte, demokratike dhe efikase të cilat do të sigurojnë procedurë të shpejtë, legale dhe institucionale të zgjedhjes së qeverisë së re, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk, Zoran Zaev.

Kjo qeveri kalimtare, është në duart e sigurta dhe kur bëhet fjalë për vazhdimësinë e përparimit të vendit që ka parë një prirje të fortë në rritje.

Tani të gjitha strukturat politike në qeveri kanë obligim të sigurojnë forcimin e mëtejshëm të institucioneve, jo të pengojnë brenda institucioneve.

Unë bëj thirrje që opozita të jetë përgjegjëse dhe jo për të abuzuar me këtë periudhë kalimtare.

Po hyjmë në një vit në të cilën me një fitore të re zgjedhore LDSM do të vazhdojë të bëjë më të mirën për secilin nga qytetarët tanë për të konfirmuar se sukseset e mëdha nuk ishin të rastit, por se ata janë drejtime të shëndetshme për të zgjedhurit, rrugën e duhur.

Maqedonia e Veriut dhe qytetarët maqedonas, i gjithë kombi ynë është i denjë për familjen euro-atlantike të aleatëve dhe miqve. Qytetarët janë bajraktarë të përparimit dhe vlerave demokratike, dhe ata me vendimin më 12 prill do të jenë forcues të integrimit tonë të brendshëm dhe të jashtëm”, ka shkruar Zaev në rrjetet sociale.

Të fundit