Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut nuk do të ndahet nga Shqipëria: Të ecim paralelisht drejt BE

Maqedonia e Veriut nuk do të ndahet nga Shqipëria: Të ecim

“Kur notojmë bashkë në të njëjtin det me të njëjtat vështirësi, do të jetë më e lehtë për secilin prej vendeve t’ia dalë”.

Kështu ka deklaruar ministrja e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, Renata Deskoska për çështjen e negociatave, duke shprehur mbështetjen për Shqipërinë.

Duke folur në “Ministralin e Drejtësisë” në Tiranë, Deskoska shprehu pritshmëritë e vendit të saj që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë së bashku rrugëtimin drejt BE.

“Sot vendet tona kanë një pëlqim me përqindje shumë të lartë ndaj BE-së. Në rast të një vendimi negativ do të ndikojë në uljen e pëlqimit, do të dekurajonte besimin e qytetarëve në vendet tona. Të njëjtat sfida si të Shqipërisë, ka edhe Maqedonia e Veriut, por rekomandimet janë të ndryshme për ne. Edhe neve kemi pasur një diskutim për të vazhduar me procesin e vettingut të gjyqësorit, por nga rekomandimet që na janë bërë, kemi vlerësuar se ky proces nuk rekomandohet për Maqedoninë e Veriut. Ndaj, ne kemi miratuar një strategji për gjyqësorin e cila është miratuar edhe nga Bashkimi Europian dhe është sipas standardeve të BE-së”, -tha ndër të tjera ministrja e vendit fqinj.

Të fundit