Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19 prej dy muajsh, por shtohen të infektuarit

Maqedonia e Veriut nuk regjistron asnjë viktimë nga COVID-19 prej dy

Maqedonia e Veriut nuk ka regjistruar asnjë viktimë nga koronavirusi i ri këtë të martë.

Kjo është hera e parë që prej marsit që nuk shënohet asnjë viktimë.

Të hënën u regjistruan dhjetë të vdekur, ndërsa numri më i madh prej 15 të vdekurve ishte regjistruar më 2 korrik.

Në Maqedoninë e Veriut numri i përgjithshëm i të vdekurve është 432.

Sa i përket të infektuarve, sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga testimi i 1,636 mostrave, 163 kanë rezultuar pozitivë, në Shkup 52 raste, Shtip (33), Kumanovë (21), Gostivar (17) ndërsa në 15 qytete tjera ka numër më të ulët të të infektuarve.

Sipas raportit, deri më tani, nga 88.179 teste të bëra, me COVID-19 janë diagnostikuar 9,412 persona dhe prej tyre 40 janë ende aktiv ndërsa 4,940 janë shëruar.

Të fundit