Flash News

KRYESORE

Maqedonia e Veriut shënon 162 raste të reja me COVID-19, por hap kufijtë dhe aeroportin

Maqedonia e Veriut shënon 162 raste të reja me COVID-19, por hap

Maqedonia e Veriut po përballet me shifra të larta të COVID-19. Sott u regjistruan 162 raste të reja dhe 9 viktima.

Tashmë totali i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut ka kapur 4 mijë e 57 kurse viktimat në 188.

Po ashtu 1710 janë shëruar teksa 2 mijë e 159 janë ende të infektuar aktivë.

Shkupi vijon të jetë qyteti me më shumë raste, ndërsa pas vendimit për të mos zgjatur gjendjen e emergjencës, qeveria e Shkupit hapi kufijtë tokësorë dhe ajrorë për udhëtarët e tranzitit.

Në mënyrë që t’u mundësohet kalimi tranzit, udhëtarët duhet të tregojnë përmes një deklarate me shkrim se ku po shkojnë dhe nuk duhet të qëndrojnë në Maqedoni të Veriut për më shumë se 5 orë.

Të fundit