Flash News

KRYESORE

Maqedonia me kryeministër shqiptar, Meta përshëndet marrëveshjen historike: Të mësojmë prej tyre! Ta nisim me respektimin e '5 qershorit’

Maqedonia me kryeministër shqiptar, Meta përshëndet

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar përsa i përket finalizimit të marrëveshjes historike në Maqedoninë e Veriut, e cila do të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar për 100-ditëshin e fundit të qeverisë aktuale.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Meta është shprehur se ky është një hap pozitiv në forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave, ndërsa nuk ka munguar edhe thirrja ndaj politikës së brendshme të vendit.

“Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian”, thekson Meta, duke shtuar se është koha të mësojmë prej tyre për t’u rikthyer në binarë dhe të fillojnë me respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

Mesazhi i Metës:

Finalizimi i marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike dhe përparimin e reformave.

Rritja e përfaqësimit të faktorit shqiptar në qeverisje, përfshirë dhe mundësinë e Kryeministrit shqiptar në të ardhmen, është tregues europianizues dhe vitalizues për forcimin e bashkëjetesës.

Pas zgjedhjeve demokratike dhe konkurruese, fqinji ynë ecën me siguri të merituar për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Duhet të mësojmë prej tyre dhe të kthehemi në shina sa më parë, duke nisur me respektimin e Marrëveshjes së 5 qershorit dhe plotësimin e gjithë kushteve të tjera. 🇦🇱🤝🇲🇰

Të fundit