Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Maqedonia, vend që do shqiptarë që flasin shqip, por mendojnë maqedonisht
Kim Mehmeti
Pas votimit të qeverisë së re të drejtuar nga LSDM’ja, Maqedonia u shkëput nga gjysma maqedonase e regjimit të deridjeshëm antishqiptar DPMNE-BDI.
Por siç duket, jo edhe nga rrugaçëria dhe banditizmi partiak shqiptar, që deri dje, i shkërbeu si mbulesë antishqiptarisë së qarqeve policore e politike të VMRO-DPMNE’së. Andaj duket se edhe drejtuesit e sotëm të Maqedonisë, duan të sundojnë sipas mendësisë se shqiptari i korruptuar është i mirë për pushtetin, ndërkaq shqiptari i nënshtruar i dobishëm për shtetin. Edhe atë vetëm pse shqiptarin e korruptuar e kontrollon sunduesi maqedonas, ndërkaq shqiptarin e nënshtruar, e ndrydhë dhe e shtrydhë banditi partiak shqiptar!
Po pra, Maqedonia tani ka qeveri të re, por shumëçka paralajmëron se edhe e nesërmja, shqiptarëve të këtushëm, do u ofrojë po atë që e jetonin deri dje: të jenë pushtetarë pa shtet dhe të pëlqyerit e faktorit ndërkombëtarë - si komunitet ‘proevropian’ që e flijon vetveten, për ta mbrojtur shtetin!? E me çka Maqedonia i mundësohet ta blejë shumë lirë të ardhmen e shqiptarëve të këtushëm, duke i avancuar ata në këste si ‘qytetarë‘, por duke i shpërfillur e asgjësuar si shqiptarë. Pra, Maqedonia do vazhdojë të drejtohet sipas logjikës së ndërtuesve të saj të natyrshëm – maqedonasve dhe ‘armiqve’ të saj të përjetshëm - shqiptarëve.
Maqedonia pra do vazhdojë të drejtohet sipas mendësisë se shqiptarëve u bie në hise përgjegjësia dhe garantimi i stabilitetit të shtetit, e maqedonasve sundimi dhe vjelja e tij. Po, Maqedonia e sotme ka qeveri të re. Por siç duket, edhe kjo qeveri është e ‘paketuar’ sipas mendësisë së vjetër, apo sipas logjikës të sunduesit maqedonas dhe vasalëve shqiptarë. Që do të thotë se këtij shteti edhe më tej do i duhen burrështetas të kontrolluar dhe qytetarë të nënshtruar shqiptarë. Diçka që Maqedonisë mund t'ia sigurojnë vetëm partiakët hajdutë e të korruptuar shqiptarë dhe banditët e pakontrolluar të partive shqiptare. Banditë partiakë shqiptarë, të cilët nuk i kap ligji, përderisa ata e dëmtojnë shqiptarinë, përderisa e kriminalizojnë shoqërinë e këtushme shqiptare dhe përderisa janë bartës të rolit kryesorë në filmin: ‘Vetëm shqiptari, ia hanë kokën shqiptarit!”
Dhe kush nuk e besoi këtë le të shëtitë nëpër vendbanimet shqiptare dhe le të sheh se cilët janë të fortit e 'mëhallëve' të atjeshme. Si dhe le të sheh se cilët janë shumica e votuesve të LSDM’së maqedonase, me çka do e kuptojë se shqiptari bëhet më ‘shka se shkau’ kryesisht atëherë kur ndonjë ‘sasho’ i DPMNE’së, apo ndonjë ‘verushevski’ i LSDM’së, i ofron atij siguri, edhe atëherë kur merret me hajni! Po pra, Maqedonia e sotme është shkëputur nga pjesa maqedonase e regjimit më shkatërrimtar e më antishqiptar që ka pasur ndonjëherë gjer më tani ky vend, nga regjimi DPMNE-BDI, por siç duket, jo edhe nga mendësia se, sa më të ulët e ka politikani shqiptarë moralin, aq më të butë duhet ta ketë kolltukun e pushtetarit. Gjë të cilën në njëfarë mënyre e dëshmon pjesa shqiptare e qeverisë së re të LSDM’së, e kësaj qeverie që ngjan në ‘kazan’ të mbushur me mbeturinat politike shqiptare, që duhen recilkluar për përdorim të mëtejmë.
E ku bëjnë pjesë qeveritarë të deridjeshëm të BDI’së dhe disa nga ‘bashkuesit’ e deridjeshëm të opozitës shqiptare, ‘opozitarë’ që të shajnë me të gjallë e të vdekur, që të shpallin ‘qafir’, ‘malok’ e kopil, vetëm pse u thua: o të sëmurë për pushtet, shituni ku të doni e kujt të doni, por mos e përbuzni popullin tuaj duke ia dëshmuar palës maqedonas se s’ka shqiptar që nuk shitet, por ka sundues maqedonas që atë nuk donë ta blejë! Dhe pas gjithë kësaj që u tha më lart, shtrohet pyetja: çka duhet bërë shqiptarët e Maqedonisë?
Artikullshkruesi nuk pretendon se i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve, por sa për vete, ndjehet mburrshëm kur i dëgjon fjalimet e deputetëve të Lëvizjes Besa. Fjalime dhe veprime politike që ia shtojnë besimin se politikës së shqiptarëve të Maqedonisë, i kthehet mençuria dhe ndershmëria. Dhe pa marrë parasysh se çka thuhet për këtë Lëvizje, autori i këtij teksti e pranon se gjithmonë do jetë përkrahë të mençurve dhe të ndershmëve, si dhe kundër injorancës dhe banditizmit partiak, që e çoi popullin e këtushëm shqiptar ta humb besimin në vetveten.
Autori i këtij teksti gjithashtu e shpalos edhe bastin e vet publik se, nëse Maqedonia nuk hekë dorë nga mendësia përbuzëse ndaj shqiptarisë, atëherë ajo është duke e ecur dhjetëvjeçarin e saj të fundit. Ecje që do varet edhe nga rritja e numrit të shqiptarëve të Maqedonisë, që do flasin shqip, por do mendojnë maqedonisht! Pra që do varet sa do jetë i suksesshëm projekti i LSDM’së për prodhimin e shqiptarëve me mendësi ‘qytetare’, por që do votojnë për partitë maqedonase. Edhe atë në këtë Maqedoni ku - siç tregojnë gjitha anketat – mund të gjesh maqedonas që do votonin për ndonjë parti rome, turke apo serbe, por as një të vetëm, që do mbështeste ndonjë parti ‘armike’ shqiptare! Pra në këtë Maqedoni e cila thuajse e synon të pamundurën: që shqiptarët e këtushëm të mos ëndërrojnë shqip, por maqedonisht! Synim që e mbështesin edhe disa qarqe zyrtare në Tiranë e Prishtinë, ku heroizohen shqiptarët që flasin shqip, e mendojnë maqedonisht, por demonizohen ata që thonë: më shumë se sa Maqedonisë, i besojmë shqiptarisë dhe Zotit!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38