Flash News

KRYESORE

"Maqedonia zhvilloi zgjedhjet më të çuditshme parlamentare", Kim Mehmeti: Nuk u ngjajnë fare atyre në Shqipëri

"Maqedonia zhvilloi zgjedhjet më të çuditshme

Analisti Kim Mehmeti ka komentuar vijimësine e procesit zgjedhor në Maqedoninë e Veriut. Në një "monolog" në programin e tij "Këndi i Kimit" në SYRI TV, Mehmeti konstaton se zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut ishin të çuditshme dhe interesante, por sidoqoftë ato nuk u ngjajnë fare atyre në Shqipëri.

Në Maqedoni përfunduan zgjedhjet më të çuditshme parlamentare. Edhe si të tilla, ato nuk i ngjajnë fare zgjedhjeve në Shqipëri ku votohet një ditë dhe numërohet një vit. Këtu votohet një ditë dhe numërohet për një orë.

Ajo që ndodh në Shqipëri nuk më gëzon. Edhe në Shqipëri duhet të pranohet ajo kulturë që të pranohet rezultati”, tha Mehmeti.

Duke komentuar zgjedhjet, ai tha se “rezultati flet për atë që votuesi shqiptar u kthye te partitë e veta shqiptare”.

“PDSH është shndërruar në partinë më të fortë shqiptare pasi do kenë nevojë për koalicion,” tha ai.

“Katër deputetët e Besës janë zgjedhës si deputetë vetëm me votat e maqedonasve”, tha Mehmeti.

Ndrkohë për BDI-në, ai tha se ajo ka qenë gjithmonë në pushtet, por nuk ka mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Të fundit