Flash News

KRYESORE

Maradona është unik, masë ekstreme ndaj ekipit që drejton

Maradona është unik, masë ekstreme ndaj ekipit që drejton

Trajneri Diego Armando Maradona arrin të fitojë gjithmonë vëmendjen e medieve, por dhe lojtarëve me veprimet e tij. Numri një i stolit ka marrë drejtimin e skuadrës argjentinase Gimnasia La Plata, por aventura me ekipin modest në elitën e futbollit argjentinas nuk ka nisur mirë.

Ai nuk ka marrë asnjë pikë, pasi në 3 ndeshjet e para ka vetëm humbje. "El Pibe de Oro" ka humbur bekimin e Zotit, pasi në karrierën si trajner nuk ka shkëlqyer. Maradona nuk ka duruar më dhe ka marrë masa ekstreme ndaj ekipit të tij.

Numri një i stolit ka përjashtuar 7 futbollistë duke i dërguar në ekipin e dytë. Një vendim për t'i treguar të gjithëve se ai është trajner dhe ka autoritet absolut. Maradona nuk do të ketë "gjela" në ekip dhe shpreson që skuadra të gjejë rrugën e duhur.

Të fundit