Flash News

KRYESORE

Maradona: Nuk e zgjedh Argjentinën si favorite, Messi s’ka nevojë të dëshmojë asgjë

Maradona: Nuk e zgjedh Argjentinën si favorite, Messi s’ka

Legjenda e fytbollit argjentinas, Diego Maradona është shprehur se Lionel Messi nuk ka nevojë të dëshmojë asgjë për aftësitë e veta dhe kontributin për Argjentinën.

Ashtu siç e ka thënë dhe vet Messi, pengu dhe ëndrra e tij më e madhe në futboll është Kupa e Botës për Argjentinën.

Gjithashtu Maradona ka theksuar se ekipi skuadra ka mundësi të mira për të fituar, por nuk e zgjedh Argjentinën si favorite, pasi sipas tij favoriti nuk e fiton kupën.

“Mendoj se ata kanë mundësi të mirë për të fituar. Por, unë nuk e zgjedh Argjentinën si favorite sepse favoriti kurrë nuk e fiton Kupën e Botës”, u shpreh Maradona.

Maradona inspiroi Argjentinën drejt suksesit herën e fundit që ky vend e fitoi Kupën e Botës dhe shumë njohës besojnë se ky trofe i nevojitet Messit për t’u bërë më i miri në histori.

Të fundit