Flash News

KRYESORE

Maradona përballet sërish me probleme shëndetësore, shtrohet me urgjencë në spital

Maradona përballet sërish me probleme shëndetësore, shtrohet

Diego Maradona, i cili tashmë ka marrë në drejtim ekipin meksikan të Dorados, është shtruar me urgjencë në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Sipas mediave vendase, argjentinasi ka pasur një hemorragji gastrike dhe për këtë arsye i është nënshtruar një sërë analizave, përfshirë një endoskopi dhe një kontroll mbi funksionimin korrekt të stomakut.

Vetëm pak orë para shtrimit në spital, agjenti i Maradonas, Matias Morla, kishte njoftuar se ai kishte arritur një marrëveshje për rinovimin e një kontrate vjetore me Dorados të Sinaloa, klubi meksikan i divizionit të dytë me të cilin ai arriti triumfin në kampionat.

Megjithatë, kthimi i tij në Meksikë do të duhet të presë pasi mjekët, pasi e kanë nxjerrë nga spitali, e kanë detyruar atë të qëndrojë në Buenos Aires për t’u trajtuar.

Kujtojmë se gjatë Kupës së Botës, Maradona u sëmur papritur gjatë ndeshjes kundër Nigerisë dhe ka vuajtur për disa muaj për shkak të një forme të rëndë të artritit.

Të fundit