Flash News

KRYESORE

Maratona e Tiranës, cilat janë porositë e Veliajt pak para nisjes së garës:Kauzat nuk vlejnë vetëm sot

Maratona e Tiranës, cilat janë porositë e Veliajt pak para nisjes

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur të gjithë garuesit që vijnë jo vetëm nga e gjithë Shqipëria, por nga 42 vende të ndryshme të botës para se të nisë gara për Maratonën e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj tha se grupet pjesëmarrëse janë ndarë për disa kauza të ndryshme, megjithatë kreu i bashkisë dha disa porosi për garuesit.

“Nuk ka rëndësi nëse vraponi për qejf apo për një kauzë. Ne kemi bërë një miks mes zonës urbane të Tiranës, edhe me një pjesë të parkut, ku nis stina e mbjelljeve. Secili të mbjellë një pemë për një përvjetor. Sot Tirana merr frymë.

Qyteti ka asete plot, por numër një janë njerëzit. Shpresoj ti kemi sa më të shpeshta aktivitete të tilla, si dita pa makina që Tirana të mbushet me oksigjen.

Dje u thye rekordi i maratonës në Vjenë, si një provë që njerëzimi nuk ka asnjë limit. Tirana s’ka asnjë limit, e kemi ne në dorë të bëjmë qytet të denjë për të jetuar. Përshëndes pjesëmarrës që vijnë nga Kosova, Japonia, Australia, Zenlanda e Re. Po ashtu, ka rreth 700 vullnetarë të shpërndarë që ju japin ujë, ushqim, ju vijnë në ndihmë. Të parët nisin 21 km, 20 min më vonë janë të dytët dhe më pas kategoria e tretë mbi dy rrota, ose me proteza.

Kauzat nuk vlejnë vetëm sot, por deri sa të realizohen”, tha Veliaj.

Të fundit