Flash News

KRYESORE

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen për qarkullim dhe parkim deri në mesditë

Maratona e Tiranës, rrugët që do të bllokohen për

Sot, për të katërtin vit në kryeqytet zhvillohet maratona e Tiranës.

Garuesit që marrin pjesë këtë vit vijnë nga 42 vende të ndryshme të botës, ndërsa qindra forca policore janë vënë në gatishmëri për të monitoruar të gjithë procesin e vrapimit deri në orën 14.00.

Po ashtu, policia ka marrë edhe një plan masash, duke bllokuar deri në mesditë disa akse rrugore si për qarkullimin e makinave, ashtu edhe për parkimin e tyre.

Kështu, është parashikuar që gara të zhvillohet në dy kategori: Tirana10K dhe Half Marathon 21 Kilometra.

Ndryshe nga viti i shkuar, gara nis nga shehi “Skënderbej” duke u bashkuar garuesit e të dyja formateve në Rr. “Ded Gjo Luli” – Rr. “Kavajës” – Rr. “Ibrahim Rugova” – Shëtitorja “Lasgush Poradeci” – Shtegu i Biçikletave te Parku i Liqenit – Rr. “Lek Dukagjini” – Sheshi “Nënë Tereza” – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” – Rr. “Gjergj Filipi” – Rr. “Papa Gjon Pali II” – Bulevardi “Bajram Curri” – Rr. “George Ë. Bush” – Rr. “Abdi Toptani”  dhe për të arritur fundin e garës, në Sheshin “Skënderbej”.

Disa nga akset që devijojnë:

Drejtim i detyruar djathtas në kryqëzimin e bulevardit “Bajram Curri” me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Drejtim i detyruar djathtas në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Pezullohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në segmentin e rrugës “Abdyl Frashëri” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, e në segmentin e rrugës “Ismail Qemali” me dalje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

Të fundit