Flash News

KRYESORE

Marie Le Pen fiton zgjedhjet e PE-së në Francë, i kërkon Macron të shpërndajë Parlamentin

Marie Le Pen fiton zgjedhjet e PE-së në Francë, i kërkon

Francë mund të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme. Është kryetarja e Frontit Kombëtar, Marie Le Pen që i ka kërkuar presidentit Emmanuel Macron të shpërndajë Parlamentin, pas fitores që partia e saj arriti në zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Koalicioni i Le Pen siguroi 23.31% të votave, ndërsa koalicioni i Macron 22.41 të votave të francezëve.

“Presidenti Macron nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të shpërndajë Parlamentin”, deklaroi Le Pen, duke e konsideruar “një humbje demokratike” për rivalin e saj.

22 eurodeputetë do i përkasin Le Pen, 21 për koalicionin e Macron, ndërsa koalicioni i Partive Popullore Evropiane ka siguruar vetëm 7 eurodeputetë.

Të fundit