Flash News

KRYESORE

Marina Abramovic, arti i saj i egër dhe dramatik; reflektim i diktaturës jugusllave

Përgjatë 1970s, një lloj arti abstrakt lloj të shfaqej, shumë artistë në botë lluan të punonin me artin performues. Performanca ishte një zgjatim i artit avant-gard që në 1910, dhe puna e Marina Abramovic e vërtetoi se ky lloj arti do të shfaqej i egër, jashtë tradicionales dhe jashtë bazës materiale.

Lindur në Jugosllavi, e shtypur nga regjimi diktatorial, dhe rritur në shtëpi me prindër ushtarakë, performancat dramatike dhe të rrezikshme të saj janë përgjigje e kohës që po jetonte. Edhe përse krijoi shumë skulptura, sërish kryesisht njihet për performancat e saj si ‘nëna’ e artit performues për gjeneratat që po e ndjekin. Ajo studioi pikturë në akademinë e Beogradit dhe më pas u shkëput për të lluar artin performues.

Në llojin e artit që ajo bën trupi mund të konsiderohet si ‘canvas’ që përdor, pasi çdo gjë lidhet drejtpërdrejt me të. Midis 1976 dhe 1988 ajo bashkëpunoi me artistin Gjerman duke sduar së bashku lidhjen midis mendjes dhe trupit, natyrës dhe kulturës, sjelljeve aktive dhe pasive e mbi të gjitha lidhjen midis meshkujve dhe femrave.

‘Rhythm 0’ është performanca e saj më e njohur me përshkrimin ‘Unë jam objekti’. Abramovic në këtë performancë ftoi spektatorët të përdornin 72 mjete të vendosura mbi tavolinë në trupin e saj totalisht sipas dëshirës së tyre duke hequr dorë nga kontrolli i trupit të saj. Rhythm 0 ishte ekzemplas i besimit të saj se ballafaqimi me dhimbjen dhe turpërimin ishte me rëndësi për të njohur vetveten. Përgjatë performancës, audienca e ndau veten midis ata që përpiqeshin ta mbaronin duke dhuruar lule dhe ata që arritën deri atje sa i drejtuan një armë në kokë. 72 objektet përfshinin: stilolaps, libër, sharrë, mjalt, kripë, trëndal, pistoletë, gërshërë etj, shkruan Revista Jeta.

Veprat e Marinës janë me qindra ku e fundit është mbajtur në Muzeun e Artit Modern në Neë York. Ajo konsiderohet me të drejtë si ‘nëna e artit performues’ dhe tashmë ka një inuencë esenciale në botën e artit. Debatet dhe diskutimet që ajo ka ngritur ndër vite vazhdojnë ende ku shumë e cilësojnë si kornizën e artit feminist e shumë si një lloj arti që tërheq vëmendje negative.

Së fundmi Abramovic ka krijuar Institution për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Artit Performues një institut i cili do të suportojë artistët e rinj që zgjedhin këtë formë të pazakontë arti, duke e zgjatur edhe më shumë trashëgiminë e saj.

Të fundit