Flash News

KRYESORE

Marina Fara viziton në burgun e Spanjës babain e fëmijës, “skifteri” nga Laçi akuzohet për vjedhjen e shtëpisë së futbollistit

Marina Fara ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të (zh)veshjeve por edhe romancave të saj të shumta.

Ditën e djeshme JOQ publikoi disa foto të Marinës me partnerin e saj, i cili ndodhet në një burg të Spanjës. Po ashtu në media qarkulloi dhe fotoja e Marinës te gjinekologu si dhe informacioni se është tre muajshe shtatzënë.

Politiko.al mëson se i dashuri i Marinës quhet Bled Karaci nga Laçi. Ai ndodhet në burg prej disa javësh pasi akuzohet për vjedhjen e shtëpisë së një futbollisti në Barcelonë. Po ashtu mësohet se Marina ka shkuar në Barcelonë dhe e ka vizituar. Kujtojmë që së fundi Marina ka publikuar disa foto në mediat sociale nga Spanja.

Të fundit