Flash News

KRYESORE

Marjana Kondi për Mirela Kumbaron: Më hoqi nga puna dhe më flet në rrugë

Mes aktores Marjana Kondi dhe ish-minstres së kulturës, Mirela Kumbaro pati një debat që u përfol dhe në media.

Mbledhja e zhvilluar nga kryetari i bashkisë së Tiranës me aktorët për çështjen e Teatrit shkaktoi një përplasje mes aktores Kondi dhe ish-ministres Kumbaro. Më tej aktorja e vijoi debatin në rrjetet sociale, ku bënte postime ironizuese për Kumbaron.

E ftuar mbrëmë në ”Shiko kush luan” Marjana u pyet sërish për Kumbaron për të cilën u shpreh se ajo e përshëndet në rrugë edhe pasi e ka hequr nga puna.

“Ajo me saluton në rrugë edhe pse unë i them mos më fol. Ajo thotë që është për kulturë, por unë i them mos më fol se më ke hequr nga puna”, tregoi Marjana, ndërsa në studio ka pasur të qeshura.

Të fundit