Flash News

KRYESORE

Marjo Majollari sot mund të ishte gjallë, Suedia ia refuzoi statusin nga përgjigja e Shqipërisë: “ Jemi vend i sigurt”

Marjo Majollari sot mund të ishte gjallë, Suedia ia refuzoi statusin

Duket se fati nuk ka qenë me Marjo Majollarin, djalin e mirë dhe punëtor që pagoi haraçet e babait të tij, i cili e kishte braktisur kur ishte vetëm 2 vjeç.

Mbrëmjen e 10 prillit ai u ekzekutua me 4 plumba në një rrugicë të errët në zonën e Kinostudios në Tiranë kur po kthehej në shtëpi nga dora e gjakësit, pasi policia dyshon se vrasja e tij ka lidhje me dy vrasje të kryera 18 vite më parë nga babai i tij, Avni Majollari, aktualisht i burgosur përjetësisht.

Ngjarja e rendë ka prekur zemrat e të gjithëve, pasi të gjithë e njihnin 28-vjeçarin si djalin e edukuar, punëtor, i përvuajtur pas divorcit të nënës me Avniun kur ai ishte ende një fëmijë i vogël.

Daja i viktimës, Edmond Nela ka folur për gazetën Panorama dhe ka deklaruar se Marjo kishte ardhur në Tiranë nga Suedia vetëm 5 ditë para ngjarjes.

Sipas tij, i riu e kishte parandjerë rrezikun e hakmarrjes që pas arrestimit të të atit pak vite më parë dhe kishte kërkuar azil në Suedi.

Ai tregon se Suedia e kishte pranuar kërkesën, por statusi i ishte refuzuar prej përgjigjes së palës shqiptare, ku kishte theksuar se Shqipëria është nj vend i sigurt dhe Marjos nuk i rrezikohej jeta. Në këto kushte ai ishte kthyer në Tiranë, moment i shfrytëzuar nga vrasësi për ta ekzekutuar mbrëmjen e 10 prillit, me një plumb në kokë dhe tre në trup.

“Me aq sa kishim biseduar me Marjon Suedia e kishte pranuar kërkesën e tij, por refuzimi ka ardhur në momentin që ka ardhur përgjigja e Shqipërisë, përgjigja që i është kthyer nga këtu ka qenë sikur këtu jemi vend i sigurt dhe nuk i rrezikohej jeta bëri që ta refuzonin”, shprehet daja i Marjos.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, Kastriot Xhuzin, i cili është vëllai i Ilir Xhuzit i vrarë në vitin 2000 nga babai i Marjos, Avni Majollari.

Të fundit