Flash News

KRYESORE

Mark Marku nuk mbështet Bindjen Demokratike: Gjëja më e gabuar politike e Astrit Patozit

Mark Marku nuk mbështet Bindjen Demokratike: Gjëja më e gabuar

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku mendon se krijimi i partisë Bindja Demokratike është lëvizja më e gabuar e Astrit Patozit. Sipas tij, kjo i shërben Edi Ramës dhe nëse nuk ka qëllim t’i ndihmojë Ramës dhe mendoj se po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë

“Unë mendoj që është gjëja më e gabuar politike që po bën ai sepse në momentin që po e bën mendoj se është lëvizje që shkon në funksion të Ramës edhe nëse nuk ka qëllim t’i ndihmojë Ramës dhe mendoj se po djeg një mundësi për të krijuar një formacion të djathtë alternativë. Po bën dy gabime. E para në raport nga pikëpamja etike. Është një situatë ku mendohet se çfarë parametrash ka Patozi për të hyrë në zgjedhje, në qoftë se ai ka një pakt me Ramën. E dyta, e ka akuzuar Lulzim Bashën për bashkëpunëtor të Ramës. Është i vetasgjesuar në logjikë mendoj unë. Nuk mund ta paragjykoj. Nuk kam fakte që ai ka bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojë”, deklaroi Marku në emisionin 'Provokacija'.

Të fundit