Flash News

KRYESORE

Mark Wahlberg, aktori më i paguar i vitit 2017-të

Mark Wahlberg, aktori më i paguar i vitit 2017-të

Mark Wahlberg është aktori më i paguar i vitit 2017, me 68 milionë dollarë të ardhura.

Sipas revistës “Forbes”, 46-vjeçari i fitoi këto të ardhura falë interpretimit në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”.

Lideri i këtij klasifikimi vitin e kaluar, Dwayne Johnson, kaloi në vendin e dytë, me 65 milionë dollarë fitime në vitin 2017.

Vin Diesel renditet i treti, pasi fitoi 54.5 milionë dollarë falë filmave “xXx: The Return of Xander Cage” dhe “Guardians of the Galaxy Vol. 2”.

Pesëshen e parë e plotësojnë Adam Sandler (50.5 milionë dollarë) dhe Jackie Chan (49 milionë dollarë), i cili po bën një mori filmash në Kinë.

Ja 20 aktorët më të paguar sipas “Forbes”:  

  1. Mark Wahlberg ($68m)

    2. The Rock ($65m)

    3. Vin Diesel ($54.5m)

    4. Adam Sandler ($50.5m)

    5. Jackie Chan ($49m)

    6. Robert Downey Jr ($48m)

    7. Tom Cruise ($43m)

    8. Shah Rukh Khan ($38m)

    9. Salman Khan ($37m)

    10. Akshay Kumar ($35.5m)

    11. Chris Hemsworth ($31.5m)

    12. Tom Hanks ($31m)

    13. Samuel L Jackson ($30.5m)

    14. Ryan Gosling ($29m)

    15. Ryan Reynolds ($21.5m)

    16. Matt Damon ($21m)

    17. Jeremy Renner ($19m)

    18. Chris Evans ($18m)

    19. Chris Pratt ($17m)

    20. Mark Ruffalo ($13m).

 

 

 

Të fundit