Flash News

KRYESORE

Marku deklaron nga Fieri: Ka frenim të hetimeve për veprat penale në fushën e korrupsionit

Marku deklaron nga Fieri: Ka frenim të hetimeve për veprat penale

Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme Arta Marku, ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Fier. Marku shprehet se është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit.

"Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese," thuhet në njoftimin e përcjellë nga zyra e shtypit e kësaj prokurorie. 

Ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.

"Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanishë duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht", shprehet Marku.

Kryeprokurorja e përkohëshme theksoi se hetimet për evazion fiskal nuk mund të kryhen pa pasur bashkëpunëtor nëpunës publikë të administratës tatimo.e.

“Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale. Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore”, shprehet Marku.

Të fundit