Flash News

KRYESORE

Marku: Ju tregoj se përse tërheqja nga ligji antishpifje është një truk i PS-së

Marku: Ju tregoj se përse tërheqja nga ligji antishpifje

Analisti Mark Marku mendon se tërheqja e shumicës nga ligji antishpifje është thjesht një truk për të gënjyer ndërkombëtarët, ndërsa përpara është çështja e hapjes së negociatave me BE-në Ai shton se ky veprim i bën mirë vendit, pasi në të kundërt, do të krijonte probleme të mëdha.

”PS-ja u tërhoq nga antishpifja, a është një tërheqje e përkohshme? Besoj se po, është tërheqje. Nuk vjen vetëm prej faktit që ka kaluar në Komisionin e Venecias pasi e ka kaluar dhe Këshilli i Evropës. Presioni ndërkombëtar ka qenë shumë i madh. Po ashtu dhe ai i brendshëm. Të gjitha organizatat e mediave edhe këtu në Shqipëri kanë qenë kundër. Pra ka patur një rezistencë të madhe. Qeveria ka bërë shumë mirë pasi po ta kalonte do të bënte gabim, dëm në demokraci.”, tha Marku në News 24 duke shtuar “Nuk kishte nevojë që të shkonte gjëja deri këtu. Unë mendoj që kjo nuk dihet pasi qeveria është e paparashikueshme, mund të jetë dhe tërheqje përfundimtare. Jemi në procesin e negociatave sërish dhe mund të jetë edhe një truk.”

Ai gjykon se qeveria duhet monitoruar deri në fund.

“Kam bindjen se Këshilli i Venecias do t’i japë të drejtë faktorëve kundër antishpifjes. Pasi ajo sheh parimet të demokracisë, medias, lirisë së fjalës. Këto janë parime në SHBA, Kanada “

Të fundit