Flash News

KRYESORE

Marku përplaset me ministrin Cakaj: Ik ore, po flet fjalë pa kuptim

Marku përplaset me ministrin Cakaj: Ik ore, po flet fjalë pa kuptim

Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj u përfshi në një debat me analistin Mark Marku gjatë emisionit “Opinion”.

Ndërsa ministri po shpjegonte se “pluralizmi politik nuk nënkupton pjesëmarrje aktuale të grupeve politike në zgjedhje, por garantimin e të gjitha mundësive që subjektet politike të marrin pjesë në zgjedhje”, kjo ka sjellë reagimin e Markut, i cili ia ktheu se po recitonte.

“S’ke turp… mos më ngri nervat! Po ta lesh me recitu atë.., ai po reciton, po ngatërrohet me të. Zotëri ty nuk të njoh fare as si ministër as si shtet unë ty. Unë nuk njoh asnjë ministër të këtij shteti as kryeministrin pas kësaj që ka ndodh. Asnjë taksë nuk do paguaj.”

Kurse Cakaj e quajti arrogant: “Manifestimi arrogant dhe ofendimet qëndrojnë në proporcion të njëjtë me nivelin e inteligjencës. Zgjedhjet janë mbajtur me 39 subjekte pjesëmarrëse”.

Kjo solli acarimin e analistit: “Po ik ore… E kupton që po flet fjalë pa kuptim.”

Në fund Cakaj sqaroi: “Nëse Gjykata Kushtetuese vendos ndryshe do ketë respektim absolut të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Të fundit