Flash News

KRYESORE

Marrëdhënia e paprecedentë e Ditmir Bushatit me Donald Lu, në tre vite ambasadori u takua vetëm një herë me ministrin

Marrëdhënia e paprecedentë e Ditmir Bushatit me Donald Lu,

Ministri i Jashtëm është përgjegjës për marrëdhëniet me ambasadorët e huaj të akredituar në vend dhe është ai që mban kontaktet e vazhdueshme me ta. Këshu funksionon në shtetet normale në të gjithë botën.

Megjithatë, Shqipëria ka vendosur një precedent të veçantë në raportet me Ambasadën Amerikane. Marrëdhëniet strategjike dhe ndikimi i jashtëzakonshëm që Uashingtoni ka mbi Tiranën, ndikojnë në një sjellje të ndryshme të ambasadorit amerikan në raport me zyrtarët e Shqipërisë.

Për Ambasadën e SHBA-së në Tiranë, ministri i Jashtëm është personi më pak i rëndësishëm sa i përket kontakteve që ata mbajnë dhe dialogut që zhvillojnë me zyrtarët vendas.

Donald Lu-në jemi mësuar ta shohim teksa vrapon nga zyra e kryeministrit Edi Rama për të zyra e kreut të opozitës, Lulzim Basha. Të shpeshta kanë qenë takimet edhe në Kryesinë e Kuvendit me ish-kryetarin Ilir Meta, sot president i Shqipërisë.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Brendshme janë gjithashtu shumë të vizituara nga ambasadori Lu, por a e dini sa herë ka qenë ai në zyrën e Ditmir Bushatit? Vetëm një herë, më 14 janar të 2015-ës kur mori detyrën si Ambasador i SHBA-së në Tiranë, raporton Politiko.al.

Takimet e ambasadorit me ministrin e jashtëm kanë qenë shumë të rralla në gati tre vite të shërbimit të tij në Shqipëri. Përveç vizitës së parë dhe të fundit që ai ka zhvilluar në zyrën e Bushatit, Lu është takuar me ministrin edhe në dy-tre aktivitete të tjera që janë zhvilluar jashtë ambienteve të Ministrisë.

Aq normale është kjo sjellje në Shqipëri, saqë gazetarët as nuk u munduan të pyesnin sot ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati për deklaratat e forta që ambasadori Donald Lu bëri ditën e djeshme për krimin e organizuar në vendin tonë.

Të fundit