Flash News

KRYESORE

Marrëdhënia nuse-vjehërr, Armina Mevlani flet për Liri Berishën: Është speciale për mua

Marrëdhënia nuse-vjehërr, Armina Mevlani flet për Liri

Pas kthimit të blogeres Armina Mevlani në Shqipëri nga “Fshion week” e cila u zhvillua në Milano dhe Paris, ajo ka treguar në emisionin "Rudina" për  eksperiencën e saj atje por padyshim edhe për jetën private.

Pak kohë më parë në rrjetet sociale po qarkullonte një “selfi” e Arminës me vjehrrën e saj, Liri Berisha. Në çdo deklaratë të saj për marrëdhënien më familjen Beraisha ajo është shprehur se ka një marrëdhënie korrekte me ta.

Në emisionin e sotëm ajo shprehet se marrëdhëniet me vjehrrën i ka shumë të mira dhe se e ndjenë si një mikesh dhe se është shumë speciale për Mevlanin.

“Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në fillimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj. E ndjej edhe si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”- shprehet blogerja.

Të fundit