Flash News

KRYESORE

Marrëdhëniet e ftohta Tahiri-Meta, Kryemadhi: Ish-ministri i Brendshëm skenarist i çështjes ‘Doshi’

Marrëdhëniet e ftohta Tahiri-Meta, Kryemadhi: Ish-ministri i

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e ftuar në “Fox News” ka folur në lidhje më situatën e nxehtë politike në vend. Kryemadhi shprehet se të gjithë deputetët e Shqipërisë duhet që të heqin dorë nga imuniteti në mënyrë që në çdo rast të hetohen lehtësisht nga Prokuroria.

Ajo gjithashtu foli dhe për lidhjet shumë të ftohta mes Tahirit dhe Metës, e cila sipas saj vjen për shkak se Ish-ministri Tahiri ka qenë skenarist i çështjes ‘Doshi’.

“Nuk është problemi se çfarë do të votojmë ne nesër, por te filozofia që do të instalojmë.  E vetmja mënyrë për ta pastruar këtë situatë është që ne deputetët të japim dorëheqje nga imuniteti për të mundësuar hetimin e të gjithë deputetëve për tu hetuar njësoj si qytetarët e thjeshtë. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë që politika qeveria të largohej nga bandat.

Të gjitha rastet, këtu kemi të bëjmë më një dosje që ka ardhur nga Italia, çështja ‘Tahiri’ nuk krahasohet me asnjë rast të politikanëve shqiptarë që i është kërkuar heqja e mandatit”, -shprehet Kryemadhi.

E pyetur se përse nuk ka pasur asnjëherë afrimitet me Metën dhe Tahirn, ajo përgjigjet se ish- ministri Tahiri ka qenë një nga skenaristët dhe regjisorë të çështjes ‘Doshi’,

Të fundit