Flash News

KRYESORE

Marrëdhëniet e Klopp me lojtarët, e zbulon veterani i Liverpoolit

Marrëdhëniet e Klopp me lojtarët, e zbulon veterani i Liverpoolit

Mesfushori i Liverpoolit, James Milner, ka zhuluar sekretet e trajnerit Jurgen Klopp. Ai ka theksuar se gjermani është mbi të gjitha njeri i mirë.

"Trajneri është gjithmonë i njëjti. Ashtu siç e shihni në TV, ashtu është edhe me ne. Ai është i ndershëm dhe jeton çdo moment me lojtarët. Ka një energji të pashterueshme dhe kjo i lejon të na ndihmojë në çdo moment të vështirë që kalojmë.

"Klopp di të gjykojë me drejtësi dhe korrektësi. Ai është i kuptueshëm dhe të shpjegon gjithçka. Di t’i ndajë gjërat: të mbështet kur duhet, por di të bëjë edhe të ‘fortin’ kur është e nevojshme“, përfundon James Milner.

Të fundit