Flash News

KRYESORE

Marrëveshja 2007 PS-LSI, Kryemadhi: Pa u tharë boja, Rama nisi punën për të goditur LSI-në

Marrëveshja 2007 PS-LSI, Kryemadhi: Pa u tharë boja, Rama nisi

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuara në Ora News sqaroi se pse ka qenë skeptike në marrëveshjet midis Ilir Metës dhe Edi Ramës.

 “Unë kam qenë skeptike për sa i përket marrëveshjeve që Ilir Meta ka bërë me Edi Ramën për arsye të marrëdhënieve historike mes tij dhe Edi Ramës jo si individ por si parti politike. Në marrëveshjen e 2007-ës, pa u tharë akoma boja e marrëveshjes, ai ngriti grupin e punës për ndryshimet kushtetuese si e si të godiste LSI-në. Unë kam qenë që çdo marrëveshje që bëhej të shkruhej dhe të ishte transparente. Ne kemi shumë marrëveshje që janë bërë në politikë që sot e asaj dite nuk janë transparente. Sot e kësaj dite kemi dilemat më të mëdha që nuk i japim dot zgjidhje.

Ajo u pyet fillimisht rreth kandidimit të saj në krye të LSI duke deklaruar se zgjedhaj e saj erdhi si pasoj e njw debati nw pas zgjedhjeve ku LSI-ja do tw ishte opozitw.

“Zgjedhja ime si kryetare e LSI erdhi si rezultat i disa diskutimeve dhe debateve pas zgjedhjeve ku LSI-ja do të ishte në opozitë. Krijohet një situatë e re. Duhej një luftë frontale në Parlament dhe një riorganizim i LSI-së në terren. Z.Vasili do të përqendrohej 100% në Parlament për shkak të eksperiencës. Ashtu në terren, kemi një situatë shumë të vështirë është e domosdoshme që strukturat e LSI-së të riorganizohen. Ilir Meta edhe mund të propozonte. Meta mund të mos ketë qenë dakord para zgjedhjeve.

Mos harroni që z.Meta ka pasur Petrit Vasilit njeriun më të besuar, madje dhe para meje,” –është shprehur Kryemadhi.

 

 

Të fundit