Flash News

KRYESORE

Marrëveshja/ Bushati kritik me opozitën: Po lëpijnë atë që nuk thuhet

Marrëveshja/ Bushati kritik me opozitën: Po lëpijnë atë

Analisti Andi Bushati është mjaft kritik për opozitën, pasi ajo lajmëroi për marrëveshjen me pozitën, që u arrit të martën. Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD u shpreh se kjo marrëveshje u bë për shkak se e kërkoi Bundestagu për negociatat.

‘Nuk jemi tërhequr nga qëndrimet tona. Ne do çojmë në burg të gjithë ata që kanë vjedhur vota. Do të vazhdojmë me qëndrimet tona. Ne nuk po themi se regjimi është bërë më i mirë, por është dokumenti i Bundestagut që kërkon këtë marrëveshje”, tha Gjata në emisionin “Open” në Top Channel.

Por Bushati iu përgjigj ashpër: “Po lëpini atë që nuk thuhet, se s’dua të prish fjalori”.

Kjo nuk i pëlqeu Gjatës që i tha: “të lutem, t’i lëmë metaforat. Unë nuk ndërhyra kur folët ju”.

Të fundit