Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e 17 majit me Ramën, Basha pas 3 vitesh: Gabova, por nuk do ta përsëris më

Marrëveshja e 17 majit me Ramën, Basha pas 3 vitesh: Gabova, por nuk

Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur sot për marrëveshjen e 17 majit me kryeministrin Edi Rama, përmes së cilës u krijua një qeveri teknike para zgjedhjeve parlamentare.

Në një prononcim për mediat, pas mbledhjes me aleatët për shkak të situatës së krijuar prej prishjes së godinës së TK sot në mëngjes, Basha tha se koha tregoi se ajo marrëveshje ishte e gabuar.

“Si sot 3 vjet më parë, u ula me këtë njeri me shpresën se forcat mund të arrinin një marrëveshje në të mirë të kombit, dhe për të grantuar një proces të lirë zgjedhor, por koha tregoi se u gabova. Garantoj se ky gabim nuk do përsëritet kurrë. Opozita është e vendosur të ndërmarrë hapat demokratikë për të vendosur largimin e së keqes së vendit, tha Basha.

https://politiko.al/shembja-e-tk-basha-del-me-vendimin-e-ri-pas-mbledhjes-me-aleatet-do-te-rinimim-protestat-kombetare/

 

Të fundit