Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e 5 qershorit, Spahiu: Rama po teston ndërkombëtarët, ata bëjnë lojë të dyfishtë

Marrëveshja e 5 qershorit, Spahiu: Rama po teston

Në emisionin Open me gazetaren Eni Vasili po diskutohen listat e hapura dhe ato të mbyllura.

Kreshnik Spahiu, ish kreu i Aleancës Kuqezi u shpreh se me marrëveshjen e 5 qershorit Rama po teston ndërkombëtarët.

Sipas tij edhe ndërkombëtarët po bëjnë lojë të dyfishtë.

Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja.

Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëjë ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai.

E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, tha ai.

Të fundit