Flash News

KRYESORE

Marrëveshja e detit, Berisha: Deklarata e Kotzias nuk është propagandë, Rama i fali naftën dhe gazin

Marrëveshja e detit, Berisha: Deklarata e Kotzias nuk është

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i beson pretendimeve se deklarata e bërë nga ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, është propagandë për çështje të brendshme. Berisha tha se marrëveshja e detit midis dy vendeve, e firmosur nga kryeministri Edi Rama, është reale dhe se me këtë vendim Greqisë i janë dhuruar rezervat më të mëdha të gazit dhe naftës në detin Jon.

Ai paralajmëroi kundërshtimin e fortë të opozitës shqiptare kundër kësaj marrëveshjeje.

“Kush mendon se deklarata e ministrit grek është propagandë, e ka gabim. Me këtë vendim Edi Rama i ka dhënë rezervat më të mëdha të gazit dhe të naftës në Jon. Kjo s’mund ta kalojë pa kaluar mbi trupat tanë. Edi Rama do ta paguajë me të gjitha çmimet e merituara nëse kërkon të realizojë një marrëveshje të tillë”, u shpreh Berisha.

Sa i përket aksionin e të opozitës dhe djegies së mundshme të mandateve, Berisha theksoi se ai vetë nuk është pjesë e liderishipit, por mbështet vendimet që marrin drejtuesit e opozitës.

“Opozita ka lidershipin e vetë, pjesë e të cilit unë nuk jam. Unë mbështes vendimet e krerëve të opozitës. Në këtë situatë, opozita do të vazhdojë të jetë zëdhënëse e atij organizimi që pa Shqipëria dhe bota në rrugët e Tiranës”, tha deputeti i PD.

Të fundit