Flash News

NDËRKOMBËTARE

Marrëveshja e detit, Dora Bakojanis thërret në interpelancë Kotzias

Marrëveshja e detit, Dora Bakojanis thërret në interpelancë

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë Dora Bakojanis ka thirrur në një interpelancë ministrin grek Nikos Kotzias as i takon negociatave që po zhvillon me Shqipërinë për detin.

Në kërkesën e paraqitur, Bakojanis akuzon qeverinë greke se po negocion në mënyrë të fshehtë. Sipas saj, Athina po rishikon marrëveshjen e arritur mes dy vendeve në vitin 2009.

Ish-ministrja ngre disa pyetje drejtuar qeverisë greke.

“Pse qeveria po procedon me procesin e rishikimit të Marrëveshjes së Detit të 2009, e cila u ra dakord dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria?. Cilat pjesë të Marrëveshjes po planifikojnë të rishikojnë? A është e vërtetë se qeveria synon të ndryshojë pozicionin e vendosur grek”, thuhet në kërkesën e Bakojanis.

Të fundit